Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Neuer irritohet me gazetarin: A ke qenë ndonjëherë portier? Po të kishe luajtur futboll, do ta kuptoje…
1 Tetor 2025 10:51 Alfred Lleshi Bayern Munich është një nga tri skuadrat me pikë të plota në fazën e grupeve të Champions League, së bashku me Real Madridin dhe Interin. Në xhiron e dytë, bavarezët fituan 5-1 ndaj Pafos, duke zgjeruar diferencën e golave. Pas ndeshjes, portieri Manuel Neuer diskutoi me një gazetar që e kritikoi lehtë për golin e pësuar. Gazetari tha se gjuajtja e Orsic nuk ishte e papërballueshme, por Neuer iu përgjigj me siguri: “Po, ishte e paarritshme. Po ti, a ke qenë ndonjëherë portier?” Gazetari tha “jo” dhe Neuer vazhdoi: “Topi u nis drejt, pastaj ndryshoi trajektoren duke shkuar djathtas. Nëse do të kishe luajtur futboll, do ta kuptoje”. Ky debat i shkurtër nuk e prishi festën. Kjo ishte fitorja...