Lautaro vendos rekord, bëhet lojtari i parë i Interit në histori që e arrin këtë në Champions

1 Tetor 2025

10:01

Alfred Lleshi

Lautaro Martínez është tashmë pjesë e historisë së Interit. Ai ka shënuar në 7 edicione radhazi të Champions League, një arritje që vetëm lojtarë si Mbappé, Haaland dhe Griezmann e kanë realizuar. Asnjë lojtar zikaltër nuk e kishte bërë më parë. Me dopietën kundër Slavia Prague, Lautaro ka arritur 23 gola në Champions, 159 në total me Interin, nga të cilët 9 janë realizuar në sezonin e kaluar.
Së fundi, ai hyri në “top 5” e golashënuesve më të mirë të Interit të gjitha kohërave. Kjo ndodhi të shtunën në Cagliari, ku me 117 gola në Serie A kaloi Sandro Mazzola, duke u renditur i pesti në listën historike të golashënuesve të klubit në kampionat. Para tij mbeten vetëm Meazza, Lorenzi, Nyers dhe Altobelli, legjenda të mëdha të Interit.
Ai mungoi ndaj Ajax në debutimin europian të këtij sezoni, por rifitoi shkëlqimin në Champions me dopietën e fundit, duke treguar intensitetin në pressing dhe gatishmërinë për të shënuar. Për një sezon të nivelit të lartë, Interi duhet të kalojë edhe përmes këmbëve të tij.