Meazza, Shevchenko dhe Lautaro Martinez; ja golashënuesit më produktivë ​në “San Siro”

Meazza, Shevchenko dhe Lautaro Martinez; ja golashënuesit më produktivë ​në “San Siro”

1 Tetor 2025 10:06 Alfred Lleshi Është bërë tashmë publike vendimmarrja e bashkisë së Milanos, e cila ka dhënë dritën jeshile për blerjen e më pas shembjen e rindërtimin e zonës së “San Siros” si stadium i ri për Interin dhe Milanin. Afati përfundimtar për prishjen është vendosur viti 2031, ndaj të paktën edhe për 5 vite, të dyja skuadrat do të vijojnë të luajnë aty. Ky vendim ka derivuar edhe një bilanc simbolik: kush janë golashënuesit më të mëdhenj të “San Siros”? Primatin absolut e mban vetë legjenda Giuseppe Meazza, me 195 gola të realizuar mes dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë. Në epokën moderne, duke lënë jashtë shekullin XX dhe parë vetëm nga viti 2000 e në vijim, rekordin e ka...