Moti sot i paqëndrueshëm, nga mesdita priten reshje shiu në pothuajse gjithë territorin

Moti sot i paqëndrueshëm, nga mesdita priten reshje shiu në pothuajse gjithë territorin

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara pas orëve të mesditës, megjithatë nuk do të mungojnë intervalet e herëpashershme me kthjellime, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet e shiut pritet të nisin fillimisht përgjatë zonës lindore në orët e mesditës, me intensitet të ulët, ndërsa gradualisht reshjet do të shpërndahen në pothuajse të gjithë territorin me intensitet të ulët, si dhe lokalisht me shtrëngata. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s,ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në veri, era hera-herës do të arrijë shpejtësinë 8–16 m/s. Deti do të ketë një valëzim të forcës 2–3 ballë.