Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Natë golash në Champions League. Atletico dhe Bayern fitojnë me “manita”, Inter nuk e diskuton Slavia-n. Marseille “spektakël” nga Ajax-it
Në “Metropolitano”, Atletico Madrid fitoi 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez. Në minutën e 57-të, gjermanët do të shënonin golin e nderit me Jonathan Burkardt, pas asistit të Knauff. Në minutën e 70-te, Giuliano Simeone shënoi golin e katërt për Atletico Madridin. Nuk kishte si të mungonte Julian Alvarez pa shënuar sonte, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren 5-1. SHIKOGOLAT Në Limassol, Bayern fitoi 1-5 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan...