Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video)

Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati...