“Digjet” Stambolli, Osimhen ndëshkon Liverpool-in. Gjithçka e lehtë për Bayern ndaj surprizës qipriote (video)

“Digjet” Stambolli, Osimhen ndëshkon Liverpool-in. Gjithçka e lehtë për Bayern ndaj surprizës qipriote (video)

30 Shtator 2025 21:26 Telesport Kanë ardhur golat e parë në sfida e mbrëmjes në Champions League. Një nga ndeshjet më interesante është ajo që po luhet në Stamboll, aty ku Galatasaray po fiton 1-0 ndaj Liverpool. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Nis festa në Stamboll, super atmosferë në “Rams Park”. SHIKOGOLIN Ndërkohë, Bayern është duke fituar në Limassol 0-2 ndaj debutuesve të këtij sezoni, Pafos. Për bavarezët shënuan Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. SHIKOGOLAT