Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po fiton 3-0 ndaj Eintracht Frankfurt. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të me Giacomo Raspadori. Në minutën e 33-të, Robin Le Normand dyfishon shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënon golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.
Në Limassol, Bayern po fiton 1-4 ndaj debutuesve të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson. Ndërkohë që në minutën e 30-të, ishte radha e Jackson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olise. 4 minuta më pas, Harry Kane shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsic në fund të pjesës së parë.
Në “San Siro”, Inter është duke fituar 2-0 ndaj Slavia Prague. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe fatale të portierit mik. Në minutën e 34-të, Denzel Dumfries dyfishon shifrat pas asistit të Thuram.
Chelsea është duke fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho.
Galatasaray është duke fituar 1-0 ndaj Liverpool. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Në ndeshjet e tjera, Marseille po fiton pastër 3-0 ndaj Ajax, Bodo/Glimt-Tottenham 0-0.
SHIKOGOLATETEGJITHANDESHJEVE
CHAMPIONS LEAGUE: Inter, Bayern, Atletico dhe Chelsea “ok”, zhgënjen vetëm Liverpool nga ekipet e mëdha
