Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ndodh në La Liga, shënohen dy gola për një minutë. Ekipi i rikthyer pas 24 vitesh bën surprizën e madhe (video)
Pavarësisht se vëmendja e të gjithëve sonte është në ndeshjet e Champions League, në La Liga, Valencia dhe Real Oviedo, u përballën në “Mestalla”, në ndeshjen e fundit të javës së shtatë. Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin pas 4 minutash lojë, ku Arnaut Danjuma shënon një gol shumë të bukur me një veprim fantastik akrobatik. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Valencia-n. Në minutën e 75-të, holandezi Danjuma gabon nga pika e bardhë e penalltisë, ku mund të kishte vulosur fatin e ndeshjes. Përmbysja e madhe e Real Oviedo, ndodhi brenda një minute. Në minutën e 85-të, Luka Ilic shënon pas një topi të ardhur nga goditja e këndit dhe rrëmujës në zonë. Megjithatë, Real Oviedo nuk mjaftohet me kaq dhe...