Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty. Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i...