Sulm me armë në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 të tjerë

Sulm me armë në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 të tjerë

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, në një sulm të armatosur që ndodhi pasditen e sotme në një kafene në lagjen Višnjiçka Banja të Beogradit, Serbi Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe shkaktoi panik të madh te qytetarët. Sipas dëshmitarëve okularë, një person i armatosur ka arritur në vendngjarje me një furgon të bardhë në afërsi të lokalit, është afruar nga pjesa e pasme dhe ka hyrë brenda kafenesë, ku ka filluar të qëllojë me armë zjarri. “U dëgjuan katër ose pesë të shtëna. Menjëherë pasuan britmat, rrëmuja dhe njerëzit nisën të vraponin në të gjitha drejtimet. Ishte një kaos total”, tregoi për gazetën Kurir një dëshmitar, që ndodhej afër vendit të ngjarjes. Dëshmitarët raportojnë se agresori ka qenë...