Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trump ndërhyn në futbollin europian, Izraeli shpëton nga pezullimi i UEFA-s
UEFA ka vendosur të shtyjë planet për një votim mbi pezullimin e Izraelit nga garat europiane, për t’i dhënë një shans planit të ri të paqes, të shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Organi qeverisës i futbollit europian kishte planifikuar një mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit ekzekutiv këtë javë, me shumicë të madhe të anëtarëve të prirur për një ndalim. Lajmi për këtë veprim të mundshëm u prit me alarm nga Federata e Futbollit e Izraelit dhe udhëheqësit politikë pas publikimit nga The Times. Tetë shtete myslimane dhe arabe – Katari, Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistan, Indonezia dhe Turqia – kanë shprehur mbështetjen e tyre për planin e paqes dhe UEFA konsideron se tani nuk është koha e duhur për të...