Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Shqipëria U-15 shkëlqen me 3 fitore në turneun “UEFA Development”. Trajnerja Tota: Krenare për këtë skuadër, bëmë një punë fantastike
Kombëtarja U-15 e vajzave e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme turneun “UEFA Development”, duke regjistruar tri fitore në po aq ndeshje. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Rabie Tota, fituan me shifrat 4-0 ndaj Moldavisë, 2-1 ndaj Estonisë dhe 4-1 ndaj Kosovës. Për trajneren Rabie Tota, ky ishte debutim i ëndërruar, jo vetëm me fitore ndeshjesh, por edhe me triumf në të gjithë turneun. Në një prononcim për fshf.org, ajo u shpreh e lumtur dhe krenare për vajzat e saj dhe punën e bërë gjatë këtyre ditëve. Ndër të tjera, trajnerja Tota përmend edhe disa prej elementëve që kanë spikatur me skuadrën kuqezi, teksa flet edhe për vazhdimësinë. Debutim me tre fitore, ndjesitë e trajneres Tota – Ndihem shumë krenare për vajzat. Ishte...