Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në futbollin spanjoll! Portieri 19-vjeçar humb jetën pas dëmtimit të rëndë në kokë
Portieri spanjoll Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla. Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak. Trajneri i tij reagoi menjëherë duke i dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa një studente e infermierisë që ndodhej si spektatore arriti ta rikthente përkohësisht me manovra shpëtimi. Futbollisti u dërgua në gjendje kritike në spitalin Marqués de Valdecilla në Santander, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pas dy ditësh luftë për jetën, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta. Ndërkohë, Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë publikoi sot një deklaratë zyrtare ku theksoi: “Federata Mbretërore e Futbollit të Kantabrisë shpreh keqardhje të thellë për të njoftuar se portieri...