Me apo pa mirëkuptim, Kukësi heq Pajazitin

Kukësi pas humbjes në shtëpi me Pogradecin 1-3 ndan rrugët me trajnerin Sedat Pajaziti. Ish tekniku i Apolonisë nuk do të jetë më trajneri i verilindorëve.

Kukësi ndodhet në zonën e poshtme të renditjes së Kategorisë së Parë vetëm 5 javë pas nisjes së kampionatit ndërsa tani duhet të zgjdhë edhe një ‘hall’ tjetër, emërimin e trajnerit të ri.

Njoftimi i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.

Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë.

Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani.

Vazhdo leximin