Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
(VIDEO) Me foshnjën e saj në krahë, deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit Parlamentar
Deputetja e Partisë Socialiste, Silva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”. Ndërsa ndjek detyrën e saj si anëtare e këtij komisioni, nuk ka lënë pas as “detyrën” e bukur të mëmësisë. Në mbledhje ajo në krah edhe foshnjën e saj, teksa kujdeset që ta ushqejë me gji, e njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën.