Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E papritur para Skënderbeu-Kukësi, shkarkohet trajneri
Kukësi ka njoftuar largimin e trajnerit Sedat Pajaziti, pas pesë javëve kampionat në Kategorinë e Parë. Shkak u bënë rezultatet nën pritshmëri, sidomos pas humbjes së fundit ndaj Pogradecit. Pajaziti mori drejtimin e skuadrës në korrik, por aventura e tij zgjati vetëm dy muaj. Verilindorët e nisën sezonin me fitore ndaj Apolonisë, por më pas pësuan tre humbje dhe një barazim. Klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje të dyanshme, duke falënderuar trajnerin për kontributin dhe profesionalizmin. Kukësi ka nisur menjëherë punën për të gjetur pasuesin e tij, duke shqyrtuar disa alternativa. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e vështirë, pasi skuadra do të përballet me Skënderbeun kryesues, që deri tani nuk ka pësuar humbje.