Ranocchia kujton: Conte u përplas edhe me Lautaron tek Interi. O je me të, o nuk ke vend në ekipin e tij

Ranocchia kujton: Conte u përplas edhe me Lautaron tek Interi. O je me të, o nuk ke vend në ekipin e tij

30 Shtator 2025 14:34 Alfred Lleshi Andrea Ranocchia kujtoi episodin mes Contes dhe De Bruyne, duke e krahasuar me një rast tek Interi: “Lautaro, në Inter-Roma 3-1 të vitit 2005, mbeti i pakënaqur nga zëvendësimi dhe pati përplasje. Sidoqoftë, Conte është trajneri, merr përgjegjësitë kur gjërat shkojnë mirë ose keq. Ka fituar 7 nga 8 kampionate, e di si të fitojë. Metoda e tij është grupi, jo individi. O je me të, o nuk funksionon në ekipin e tij. Kjo është forca e tij”. Mbi kampionatin: “Kanë kaluar vetëm 5 javë, është shumë herët. Napoli, pavarësisht humbjes me Milanin, mbetet një siguri dhe do të luftojë deri në fund. Edhe Interi ka ekip të fortë dhe trajner të aftë, do të jetë garë e bukur....