Zyrtare! Mbrojtësi francez rinovon deri në vitin 2030 kontratën e tij me Arsenal

Francezi William Saliba ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Arsenal. Palët kanë zyrtarizuar sot marrëveshjen e re, e cila do të zgfjasë deri në vitin 2030.
Mbrojtësi 24-vjeçar iu bashkua Arsenal nga St Etienne në korrik 2019, fillimisht duke kaluar kohë në huazim në Francë, por ai është bërë një lojtar kyç në “Emirates” sezonet e fundit.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se William Saliba është i dashur nga të gjithë në klubin e Londrës veriore, duke lavdëruar qëndrimin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mbrojtësit që nga hyrja në ekipin e parë.
“William është i dashur nga të gjithë lojtarët dhe stafi, dhe kjo flet shumë për karakterin, përkushtimin dhe qëndrimin e tij çdo ditë,” tha Arteta.
Më tej, Arteta tha: “Që kur u bashkua me ne, William është rritur shumë, ka përqafuar përgjegjësinë dhe ka krijuar një lidhje të fortë me mbështetësit tanë dhe të gjithë në klub”.
“Ne e dimë se ka ende shumë për të ardhur prej tij dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të vazhduar përmirësimin me ambicien e qartë për të fituar trofe të mëdhenj”, përfundoi Arteta.