Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FIFA gjobit Serbinë me 80 000 franga zvicerane dhe me 20 % më pak tifozë në ndeshjen kundër Shqipërisë
Komisioni Disiplinor i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) gjobiti Shoqatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me 80 000 franga zvicerane dhe uli kapacitetin e stadiumit për ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës kundër Shqipërisë, njoftoi sot Federata Serbe e Futbollit (FSS). Në njoftim thuhet se FIFA mori këtë vendim për shkak të incidenteve në ndeshjen me Anglinë, e cila u luajt më 9 shtator në stadiumin “Rajko Mitiç” në Beograd. Më 9 shtator, futbollistët e Anglisë mundën Serbinë me rezultatin 5-0. “Komisioni Disiplinor i FIFA-s mori një vendim duke i vendosur një gjobë prej 80 000 frangash zvicerane FSS-së për incidente që lidhen me rendin dhe sigurinë si dhe për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën...