30 Shtator 2025
11:34
Alfred Lleshi
Baba i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, sërish në qendër të polemikave. Me një video ironike në rrjetet sociale, iu ka kthyer përgjigje kritikëve që e akuzojnë se “jeton mbi supe të djalit të tij”, duke shfrytëzuar famën e Lamine. “Falë teje, biri im, do të jem gjithmonë mirënjohës, do të jetoj mbi supet e tua”, – tha duke qeshur, ndërsa gatuante fileto pule dhe ndante recetën.
Në video mban përparësen e bardhë me pseudonimin e tij dhe numrin 304, simbol i djalit të tij, teksa tregon një manekin me fanellën e Barcelonës që i ngjan Yamalit. Nasraoui e ka bërë sërish të qartë se nuk iu frikësohet kritikave: “Për ata që nuk kanë asgjë dhe varen nga jeta e të tjerëve, gjeni diçka më të mirë për të bërë. Unë po gatuaj, me art. Ky është art”.
I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe ironike, Mounir ka rikthyer debatet rreth mënyrës së tij të veprimit, duke përzier humorin me provokacionin dhe treguar dashurinë për djalin e tij përmes kujdesit në detajet më të vogla të jetës së përditshme.
