30 Shtator 2025
11:42
Alfred Lleshi
Bota e futbollit po ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Gaza, federatat sportive ndihen në një klimë pasigurie. Incidentet e fundit në Vuelta, ku sporti u përdor si mjet për protesta politike, e kanë vendosur futbollin në qendër të debatit ndërkombëtar. Disa grupe kërkuan përjashtimin e klubeve dhe kombëtares izraelite nga garat zyrtare, ndërkohë që Izraeli përgatitet për ndeshjet kundër Norvegjisë e Italisë në kualifikimet për Botërorin 2026.
Megjithatë, shumë nga këto thashetheme rezultuan të pabaza. As UEFA, as FIFA nuk kanë marrë ende masa formale kundër Izraelit apo klubeve të tij. Media izraelite “Ynet” raporton se nuk është planifikuar ndonjë mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këtë javë, duke sfiduar lajmet e “The Times”. Edhe në FIFA, çështja e përjashtimit nuk është në rendin e ditës.
UEFA nuk ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, ndeshjet vazhdojnë normalisht. Fjala vjen, Maccabi do të luajë në Serbi kundër Dinamo Zagrebit. Burimet e “Marca” theksojnë se situata është “delikate dhe komplekse”, çdo vendim kërkon respektimin e parimeve të Kartës Olimpike. Për momentin, mbizotëron kujdesi dhe shqetësimi. Sporti, veçanërisht futbolli, përballet sërish me tensione që shkojnë përtej fushës së blertë.
