Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Kam një ekip fitues, por nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë”
30 Shtator 2025 10:44 Telesport Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Baku nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që tani përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet në Singapor. Drejtori sportiv Frederic Vasseur, duket se ka nisur të ketë dyshimet e para në lidhje me pilotët dhe makinën që ka në dispozicion. Kjo, duke parë me kureshtje edhe të ardhmen. “A po udhëheq një ekip fitues? Jam i bindur për këtë, por do të duhet të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët. Na mungon një sasi e caktuar oportunizmi për të përfituar nga mundësitë që lindin”, tha Vasseur. Më tej, francezi tha: “Problemi ynë është se në fundjavë kur McLaren ka vështirësi, edhe ne kemi vështirësi sepse makina jonë ka karakteristika...