Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin
30 Shtator 2025 10:51 Telesport Arsenal fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier League, sukses që erdhi në kohën shtesë. Duke iu rikthyer këtij sukesi, trajneri Mikel Arteta vlerëson shpirtin e skuadrës. “Skuadra ime e dëshiron atë titull më shumë se kushto dhe kjo fitore, mënyra se si ata luftuan ndaj Newcastle e tregon këtë gjë. Jam i bindur për këtë gjë”, deklaroi Arteta në prag të ndeshjes së radhës në Champions. “Ka momente në sezon dhe padyshim me fillimin që patëm dhe ndeshjet e vështira që kaluam, patëm mundësinë ta ngushtonim atë diferencë. Fitorja ndaj Newcastle, në atë stadium të vështirë, tregon se sa shumë skuadra e dëshiron atë titull”, shtoi Arteta.