Serbi-Shqipëri, me apo pa tifozë? FIFA merr vendimin përfundimtar

Serbi-Shqipëri, me apo pa tifozë? FIFA merr vendimin përfundimtar

30 Shtator 2025 9:51 Alfred Lleshi FIFA ka marrë vendimin për ndeshjen e shumëpritur të 11 tetorit, mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin “Dubočica” të Leskovacit. Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS) me mbylljen e pjesshme të stadiumit dhe gjobë prej 80 mijë frangash zvicerane. Në tribunë do të lejohen vetëm 6.500 tifozë nga 8.136 vendet që ka stadiumi. FSS është detyruar të dorëzojë deri më 1 tetor një plan të qartë organizimi për shpërndarjen e vendeve, me theks tek grupe të veçanta interesi si familjet, nxënësit dhe organizatat që luftojnë diskriminimin. Në plan duhet të përfshihen edhe aktivitete simbolike kundër diskriminimit, si pankarta apo bluza me mesazhe të posaçme. Ky vendim erdhi pas ngjarjeve të...