Ndahet nga jeta ish-trajneri historik që drejtoi Real Madrid, Ajax por edhe Holandën dhe i dha historinë Trinidad Tobagos

10 Prill 2025

21:55

Telesport

Bota e futbollit është në zi për humbjen e Leo Beenhakker: ish-trajneri i madh holandez u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe prestigjioze ai u ul në stolat e klubeve si Ajax, Feyenoord dhe Real Madrid: me skuadrën spanjolle ai fitoi tre kampionate radhazi midis viteve 1987 dhe 1988. Gjithashtu ishte ne stol ne gjysmëfinalen e Kupës së Kampionëve në prill ’89 kundër Milanit të Arrigo Sacchi-t (kuqezinjtë barazuan 1-1 në Bernabeu dhe fituan 5-0 në ndeshjen e kthimit në San Siro).
Beenhakker kishte udhëhequr gjithashtu disa ekipe kombëtare, duke përfshirë – në disa raste – Holandën. Ai kishte drejtuar Holanden për nëntë muaj midis shkurtit dhe nëntorit 1985 përpara se të lirohej nga detyrat e tij pas dështimit të ekipit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 1986 në Meksikë.
Më pas ai u riemërua si trajner i kombëtares holandeze në Kupën e Botës 1990 në Itali, ku humbën në fazën e 1/16-ve nga Gjermania. Përvojat e tij përfshinin edhe ato me Trinidad dhe Tobago, me të cilët arriti kualifikimin e parë për një Kupë Botërore në vitin 2006, dhe me Poloninë deri në Kampionatin Evropian 2008. Pas daljes në pension ai mbajti role të ndryshme drejtuese.