Fundjavë e shkëlqyer për lojtarët shqiptarë, gola dhe asiste përpara ndeshjes me Serbinë

Fundjavë e shkëlqyer për lojtarët shqiptarë, gola dhe asiste përpara ndeshjes me Serbinë

Fundjava që sapo përfundoi ishte e shkëlqyer për lojtarët shqiptarë. Nuk kanë munguar golat dhe asistet për legjionarët, të cilët kanë qenë protagonist me ekipet e tyre. Indrit Tuci gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e djeshme për t’i dhënë barazimin Kajserisporit. Ndërkohë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Stiven Shpendi në përballjen e Empolit kundër Karrarezes. Taulat Seferi vazhdon të lërë gjurmë në ligën e parë të Turqisë, teksa dha dy asiste në fitoren e Bodrumit. Një asist të rëndërishëm ka dhënë edhe Medon Berisha. Krosimi i tij në sekondat e fundit të sfidës i dha barazimin Leçes kundër Bolonjës. Protagonist gjithashtu ka qenë edhe Arbër Hoxha, i cili vazhdon të tregojë një formë mjaft pozitive. Anësori i Kombëtares shqiptare ka shënuar gol dhe ka...