Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Momenti që mund t’ju ketë shpëtuar, 7 lojtarë të Napoli-t me zor ndalojnë Leao-n (video)
Milan fitoi 2-1 ndaj Napoli-t në “San Siro”, duke marrë fitoren e katërt rresht në Serie A. Pjesën e dytë, kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë Pervis Estupinan, megjithatë napolitanët nuk arritën të përfitonin nga fakti që kishin një lojtar më shumë në fushë. Përveç fitores, një tjetër lajm i mirë për Milanin ishte edhe rikthimi në fushë i Rafael Leao, portugezi u fut në fushë në pjesën e dytë dhe direkt u bë protagonist. Në një moment, pas një topi të marrë nga Luka Modric, Leao merr topin në gjysmën e fushës së Milanit dhe avancon i vetëm deri te zona e rreptësisë së Napoli-t dhe u ndal në fund nga Gutierrez, pak para se të godiste...