Alarm i kuq nga moti i keq, shtyhet ndeshja e rëndësishme

Alarm i kuq nga moti i keq, shtyhet ndeshja e rëndësishme

Ndeshja e La Ligas mes Valencias dhe Real Oviedos, e parashikuar për sonte në mbrëmje në stadiumin ‘Mestalla’, nuk do të zhvillohet për shkak të alarmit të kuq për reshje të rrëmbyeshme në provincën e Valencias. Pas konsultimeve mes LaLigas, Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) dhe dy klubeve, u vendos që sfida të luhet të martën, më 30 shtator, në orën 21:00. Kryebashkiakja e Valencias, María José Català, kishte kërkuar zyrtarisht shtyrjen e takimit për të “garantuar sigurinë e tifozëve dhe punonjësve”, duke qenë se parashikimet e motit flasin për reshje intensive brenda një kohe të shkurtër. Agjencia Shtetërore Meteorologjike (AEMET) ka ruajtur alarmin e kuq përgjatë bregdetit të Valencias, ndërsa në qytet janë pezulluar mësimet dhe mbyllur parqet si masa parandaluese. Vendimi...