Real Madrid kërkon një mesfushor, Fernandez opsioni kryesor

Real Madrid kërkon një mesfushor, Fernandez opsioni kryesor

Humbja e rëndë në derbi përballë Atleticos ka ndezur edhe një herë alarmin në shtëpinë e Realit, me ekipin e Alonos që dukshëm shfaqi disa probleme të theksuara, mbi të gjitha në mesfushë. Ky është një repart ku Reali nuk po gjen qetësi që pas tërheqjes se Toni Kroos. Sipas mediave, Reali pritet të ndërhyjë në merkato për të plotësuar boshllëkun në mesfushë. Sipas mediave spanjolle, Enzo Fernandez është opsioni kryesor, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez. Sigurisht për të arritur te kapiteni i Chelsea-t nuk është e thjeshtë, për këtë arsye kanë edhe një plan B, por lojtarin e bluve, Moises Caicedo. () © BalkanWeb