Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha shkëlqen me gol e asist, Tuci gjen rrugën e rrjetës, Berisha & Seferi asistojnë

Paraqitjet e legjionarëve/ Hoxha shkëlqen me gol e asist, Tuci gjen rrugën e rrjetës, Berisha & Seferi asistojnë

Vazhdon forma e mirë e legjionarëve kuqezi në klubet e tyre. Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik me Dinamo Zagreb. Pas paraqitjes shumë të mirë në Europa League ndaj Fenerbahces, ku skuadra kroate fitoi 3-1 dhe Hoxha ishte protagonist me një asist, futbollisti kuqezi shkëlqeu sërish në kampionat ndaj Slaven Belupo. Në fitoren 4-1, Hoxha zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, ndërsa në kohën shtesë në fundin e pjesës së parë dha asistin e golit të dytë për shokun e skuadrës, Kulenovic. Rikthehet Indrit Tuci. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka gjetur golin e parë në kampionatin turk me skuadrën e re, Kayserispor. Tuci, i aktivizuar nga stoli, ishte vendimtar në fundin e takimit pasi shënoi golin e barazimit ndaj Genclerbirligi. Medon Berisha dha kontributin...