Pas suksesit me Burrelin edicionin e kaluar, nga sot trajneri lezhjan Ditmar Bicaj ka marrë drejtimin e Lushnjës në Kategori të Parë. Prezantimi i tij u bë në ambientet e klubit nga presidentja e klubit, njëherazi Kryetare e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa.
Verdhjeshilët numrojnë 5 barazime në po aq javë. Bicaj merr vendin e Erion Xhafës i cili e drejtoi Lushnjën për katër javë. Ndihmësi i tij Ruço ishte në rol drejtuesi teknik në barazimin e fundit të Lushnjës në Luz të Vogël me Besën 1-1.
Bicaj ka shkruar:
Pershendetje te gjitheve! Nga Sot kam kenaqesine tju informoj qe jam Pjese e klubit KF Lushnja,per mua marrja e kesaj detyre si Trajner i pare eshte nje vleresim dhe pergjegjesi e madhe sepse do perfaqesoj nje qytet me tradita Historike ne Futboll,Falenderoj Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa dhe Drejtoret Marius Liçka Dhe Marius Sula per Besimin e dhene ,Shpresojme te gjithe se bashku ta ngrejme futbollin lushnjar aty ku i takon,Forca Lushnja !
Vazhdo leximin
