Real hedh sytë nga Çesli, dëshiron Fernandez e Caicedo

Real hedh sytë nga Çesli, dëshiron Fernandez e Caicedo

Real Madrid pas dështimit në derbi me Atletikon po fillon të vlerësojë lojtarët në të cilët mund të investojë sezonin e ardhshëm. Mesfusha duket të jetë zona që Blancos duan ta përforcojnë më shumë dhe të gjithë sytë janë te Çesli. Siç raportohet nga TBR Football, spanjollët thuhet se janë të interesuar për Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo. Argjentinasi vlerësohet në 75 milionë euro dhe ka bërë 123 paraqitje për blutë kampionë Bote për Klube, duke shënuar 19 gola dhe dhënë 24 asiste. Caicedo, nga ana tjetër, ka një vlerë më të lartë prej 90 milionë eurosh. Ai ka bërë 105 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 10 asiste. Vazhdo leximin