“Fitore spekakolare”, Arteta në delir pas suksesit ndaj Newcastle

“Fitore spekakolare”, Arteta në delir pas suksesit ndaj Newcastle

Arsenal bën të madhin në transfertë, triumfon 2-1 përballë Newcastle, një fitore në frymën e fundit, një sukses me përmbysje, që i lejon të ndjek nga pranë Liverpool-n kryesues. Kjo ishte një fundjave perfekte për “Topçinjtë”, në një kohë kur të kuqtë pësuan humbjen e parë sezonale. Me 13 pikë në 6 javë, Arsenal renditet në vendin e dytë, -2 pikë nga kreu. Newcastle ishte dominues në fraksionin e parë, me “qymyrxhinjtë” që ushtruan një presion asfiksues në zonë e Arsenal. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 34-të, Woltemade me një goditje të saktë me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, kaloi Newcastle në avantazh. Në fraksionin e dytë, Arteta përforcoi fazën sulmuese duke hedhur në fushë Martinelin dhe Merinon. Në minutën e 84-ët,...