Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric

Tacchinardi lartëson Zhegrovën: Ndryshon ekuilibrat, mund të bëhet lojtar i madh si… Modric

29 Shtator 2025 10:43 Alfred Lleshi Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori i Juventusit, komentoi situatën aktuale të bardhezinjve: “Teknikisht ende nuk po shfaqin diçka të jashtëzakonshme, por në ofensivë Tudor ka lojtarë që duhet të mësojnë e të rriten”. Mes të rinjve, Tacchinardi veçon Zhegrovën: “Ka treguar se mund të ndryshojë ekuilibrat kur të arrijë formën e plotë. Do të jetë një ‘shigjetë’ tjetër për Igor. Për të bërë kampionate të mira duhen lojtarë të mëdhenj. Modric është një lojtar i madh, Zhegrova mund të bëhet një i tillë. Lojtarët e tillë lëvizin ekuilibrat. Dikur na duheshin Tacchinardi, Gattuso, Ambrosini; tani fitoret i vendosin Zidane dhe Del Piero, të cilët nuk janë më, edhe pse Juventusi ka një Yildiz që po rritet shumë”. Për gjykimet: “AIA duhet...