Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem…
Antonio Conte ka treguar qartë se kush e sfidon udhëheqjen e tij nuk ka vend në fushë. Rasti me Kevin De Bruyne, pas zëvendësimit, në humbjen ndaj Milanit, është ilustrativ. “Shpresoj se ishte i pakënaqur me rezultatin. Nëse ishte për ndonjë gjë tjetër, ka zgjedhur personin e gabuar”, – tha Conte. Mesazhi është i qartë: ai vendos, të tjerët ekzekutojnë, kushdo qofshin. Rikthimi në normalitet i marrëdhënies me De Bruyne, një profesionist shembullor dhe blerja kryesore e Napolit, është thelbësor. Nag belgu pritet diferenca, për ta bërë Napolin konkurrent serioz në kampionat dhe Champions, por deri tani, përveç 3 golave të shënuar, nuk e ka ndryshuar thelbësisht lojën e skuadrës. Për më tepër, Conte ka qenë i detyruar të rishpërndajë role, duke vendosur McTominay në...