Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Luis Enrique: Mëkat i madh që Barcelona dhe PSG duhet të përballen kështu
29 Shtator 2025 10:04 Alfred Lleshi PSG u rikthye te fitorja në Ligue 1 me një 2-0 ndaj Auxerre, duke marrë kryesimin e kampionatit, por lajmet nuk ishin të gjitha pozitive për Luis Enrique. Trajneri spanjoll konfirmoi dy probleme serioze; Vitinha dhe Kvaratskhelia u detyruan ta lënë fushën: “Për fat të keq nuk mund të them asgjë. Nuk është pozitive, por duhet të presim stafin mjekësor për të mësuar çfarë lloj dëmtimesh janë”. Pak ditë para udhëtimit në Champions League, kundër Barcelonës, ai shtoi: “Duhet të jemi gjithmonë pozitivë. Është mëkat që 4-5 lojtarë të PSG-së janë të dëmtuar, edhe Barcelona ka mungesa. Është mëkat për mua, për Hansi Flick dhe për tifozët që këto dy skuadra të përballen me disa mungesa të rëndësishme në radhët...