29 Shtator 2025
8:22
Alfred Lleshi
“Tuttosport” hapet sot me fjalët e forta të babait të Huijsen: “Motta ishte brutal, Juve u shokua”. Në intervistën ekskluzive, ai thotë: “Ishte e vështirë ta linim Torinon. Dean tani dëshiron të fitojë gjithçka me Real Madridin. Edhe ‘Golden Boy’”.
I ati i Dean Huijsen tregoi tronditjen kur morën lajmin nga Juventusi: “Ishte një shok i vërtetë. Nuk mund ta besonim, mbetëm të ngrirë. Shumë keq, tepër keq. Një ditë e zezë, e tmerrshme. Një rrufe në qiell të hapur. Pse? E pyesnim veten pa mundur të kuptonim arsyet e kësaj ndarjeje të detyruar.
Dean ishte për mrekulli në Torino, flet shkëlqyeshëm italisht, ishte i vlerësuar dhe i dashur nga të gjithë: nga stafi, shokët e skuadrës, gjithë ambienti i Juves, deri te magazinieri. Giuntoli ishte kategorik, ndërsa Motta brutal kur i thanë që nuk do të bënte më pjesë në projekt dhe se duhej të largohej, se nuk kishte më leje të stërvitej me ekipin e parë”.
