Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pulisic dhe Saelemaekers: Fitore e jashtëzakonshme, jemi si familje
29 Shtator 2025 7:56 Alfred Lleshi Christian Pulisic e përshkroi fitoren 2-1 të Milanit ndaj Napolit si “një ndeshje e pabesueshme, me shumë sacrifice, sidomos pas kartonit të kuq”. Ai shtoi për DAZN: “Trajneri arriti të nxjerrë më të mirën nga të gjithë lojtarët, ndërsa me Modric e Rabiot kemi edhe më shumë cilësi”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Alexis Saelemaekers: “Jemi një familje, edhe ata që hyjnë nga stoli japin gjithçka. Të gjithë japin maksimumin, jemi shumë të lumtur. Unë përpiqem gjithmonë të jap më të mirën, njerëzit e shohin, por gjëja më e rëndësishme është skuadra. Këtë e bëmë edhe për tifozët”.