Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Milani mund Napolin edhe me 10 lojtarë, Alegri çon kuqezinjtë në krye të Serisë A
Projekti i Milanit po shkon në rrugën e duhur. Masimiliano Alegri e ka dërguar Milanin në krye të Serisë A pas 5 javëve të para të kampionatit. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot kampionët në fuqi të Italisë me rezultatin 2-1. Saelemakersi ka tundur rrjetë që në minutën e 3-të të takimit, ndërsa në të 31-tën Pulisiçi ka dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë të lojës detyrohet të luajë me 10 lojtarë. Estupinani la fushën e lojës në minutën e 57 pas ndëshkimit me karton të kuq. Kevin De Brujni ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit./Sport Ekspres/