Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yamal-it i mjafton 1 minutë për të dhënë asist, Barcelona bën detyrën ndaj Sociedad dhe merr kreun (video)
Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e luajtur në stadiumin olimpik të Katalonjës, e vlefshme për javën e shtatë në La Liga. Në minutën e 30-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola, dërgon topin në rrjetë, pas një gjysmë pasimi, gjysmë goditje të Barrenetxea, duke i dhënë avantazhin Sociedadit. Barcelona barazon shifrat në minutën e 44-të me Jules Kounde, francezi shënon me kokë pas krosimit të Marcus Rashford nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në minutën e 58-të, Lamine Yamal futet në fushë në vend të Roony Bardghji dhe direkt bëhet protagonist. Yamal kalon bukur kundërshtarin dhe asiston për Lewandowski-n, polaku shënon me kokë. Në minutën e 83-të, Real Sociedad i afrohet golit të barazimit, por goditja...