Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

Inter nuk pret gjatë, gati të bëjë që tani blerjen e parë për sezonin e ardhshëm

28 Shtator 2025 18:59 Telesport Gjatë merkatos së verës, Inter huazoi në ditën e fundit Manuel Akanji nga Manchester City, në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro. Duke parë që anësori zviceran është përshtatur direkt, drejtuesit e klubit zikaltër nuk do të presin fundin e sezonit, por janë të gatshëm ta blejnë atë menjëherë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano. Deri tani, 30-vjeçari ka luajtur 4 ndeshje si titullar me ziklatrit, tre në Serie A dhe një në Champions League. Paraqitjet e tij në këto ndeshje kanë qenë të një niveli të lartë, gjë që ka bindur drejtuesit zikaltër të mendojnë blerjen përfundimtare të tij.