Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndëhyrjen e NATO-s në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga “Clinton Global Initiative”, ku u bashkua me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, një prej figurave kyçe në ndërhyrjen ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, Clinton rikujtoi vendimin për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe bombardimin e forcave serbe duke theksuar se shumë njerëz në atë kohë e konsideruan të guximshme, madje të çmendur, vendosmërinë e tij. Megjithatë, ai tha se ishte plotësisht i bindur për rezistencën e popullit të Kosovës. “Shumë menduan se isha i çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët...