Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

Parashikimi për rreshje të dendura shiu dhe stuhi, mbyllet një nga pikat më atraktive turistike

Gryka e Samarisë, një ndër atraksionet më të vizituara nga turistët në ishullin grek të Kretës, do të mbyllet të hënën, si nga hyrja në Xyloskalo, ashtu edhe nga Agia Roumeli. Vendimi u mor nga Organizata e Mjedisit Natyror dhe Ndryshimeve Klimatike, pasi parashikimi i përditësuar i motit nga Shërbimi Meteorologjik Helenik parashikon reshje të dendura shiu dhe stuhi për të dy zonat, deri në 6.5 mm. Këto vlera tejkalojnë kufijtë e sigurisë të vendosur nga Anti-Rajoni për funksionimin e grykës, ndërkohë që organizata deklaron se, në rast të një përmirësimi të kushteve të motit dhe një parashikimi të ri nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik, një njoftim përkatës do të lëshohet nesër në orën 06:30 të mëngjesit.