Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk më kishte ndodhur kurrë në 25 vite”/ Sopranoja Eva Golemi reagon pas incidentit në TKOB: Jam ende e tronditur
Sopranoja Eva Golemi ka reaguar pas incidentit të pazakontë që i ndodhi mbrëmjen e 26 shtatorit, në premierën e “La Traviatës”, ku u rrëzua në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ngjarja ndodhi në skenën finale të operës kur Golemi në rolin e Violetës duhet të binte në krahët e Alfredos, rol që luhej nga tenori Mario Rojas, por ky i fundit dështoi në realizimin e skenës. Rojas ndodhej disa metër larg Golemit, duke e lënë sopranon të rrëzohet në tokë. Menjëherë pas incidentit, stafi i Teatrit të Operës dhe Baletit njoftoi ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore dhe artistja u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. Golemi u shpreh për ‘Top Channel’ se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa mjekët...