VIDEO/ Mbreti i driblimit 1 VS 1! Kjo ishte performanca e Edon Zhegrovës kundër Atalantës, ka nivel tjetër

VIDEO/ Mbreti i driblimit 1 VS 1! Kjo ishte performanca e Edon Zhegrovës kundër Atalantës, ka nivel tjetër

Edon Zhegrova është fantastik kur bëhet fjalë për driblimin 1 VS 1. Futbollisti shqiptar i Kosovës ka gjithmonë një lëvizje tjetër nga ajo e supozuara nga kundërshtari duke i bërë tifozët që të apasionohen pas tij. Por sigurisht që në nivelet e Juventusit në Serinë A, i gjithë ky spektakël duhet të bashkohet edhe me produktivitetin. Kjo është pjesa ku Zhegrova duhet të punojë më shumë në të ardhmen, ndërsa më poshtë mund të gjeni paraqitjen e këtij lojtari kundër Atalantës. 30 minuta më shumë sesa pozitive, ndërsa vlen të theksohet se Zhegrova nuk është ende në 100% e tij dhe se në të ardhmen do të shohim një tjetër version të përmirësuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/