Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Risia e FSHF: “Talent & Mentor”! Marrin pjesë gjashtë arbitra dhe dy asistentë
28 Shtator 2025 13:01 Telesport Ka nisur edicioni i katërt i projektit “Talent & Mentor 25-26”, një projekt i rëndësishëm i Federatës së Futbollit që synon zhvillimin dhe profesionalizimin e gjyqtarëve dhe asistentëve të rinj. Programi po vijon me seanca pune dhe analiza praktike të paraqitjeve të talenteve të përfshirë. Në fokus janë gjyqtarët dhe asistentët e përzgjedhur, të cilët po ndjekin një proces trajnimi dhe vlerësimi profesional. Gjatë seancave u analizuan situata të ndryshme nga ndeshjet ku këta talente kanë qenë në rolin e arbitrit ose asistentit, me qëllim marrjen e vendimeve më të sakta teknike dhe disiplinore. U analizuan video nga ndeshjet e kampionateve kombëtare dhe u diskutuan rastet konkrete, duke u ndalur veçanërisht aty ku vendimet nuk kanë qenë të sakta. Vetë...