Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
La Liga/ Derbi madrilen, mediat i bëjnë jehonë suksesit të Atletico-s, Xabi Alonso: Humbje e merituar, nuk ka justifikime
Jehona e suksesit madhështor të Atletico Madrid në derbin madrilen vijoi edhe këtë të diele. Jo vetëm për faktin e thjeshtë të fitores së një derbi ndaj Real Madrid, por mbi të gjitha për përmasat e kësaj fitore. Plotë 5 gola, që rikthen skuadrën e Cholo Simeones sërish në garë për titullin kampion. Vetë argjentinasi u shpreh i lumtur pas suksesit të thellë të arritur në derbin e zhvilluar në Metropolitano, duke mos harruar ti thurr elozhe sulmuesit të tij Alvarez: “Ne ishim të shkëlqyer që nga fillimi. Ekipi dinte çfarë të bënte që nga minuta e parë. Jam shumë i lumtur. Ne u dhamë njerëzve lumturinë që meritonin. Është një rezultat i madh kundër rivalëve tanë. Unë këmbëngul, të gjithë te Atletico Madrid duhet...