Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Nuk ka rëndësi sa kërcen portieri”. Lojtari i Bayern tregon ‘sekretin’ e Harry Kane
28 Shtator 2025 11:26 Telesport Harry Kane po kalon ditët e tij më të mira te Bayern, ku po shënon pambarim dhe duket në formë të shkëlqyer. Sipas shokut të tij të skuadrës, Tom Bischof, kjo nuk është rastësi. Anglezi punon shumë. “Harry gjithmonë më krijon përshtypjen se është ekstremisht i fokusuar te momenti që ka para syve. Nuk sheh alternativë tjetër, përvecse të gjejë rrjetën”, tha mesfushori në fundjavë. “Duhet ta shihni në seancat tona stërvitore. Ai shënon pambarim me një precizion të admirueshëm. Nuk ka rëndësi sesa kërcen portieri, ai e gjen rrjetën. Më duket e pabesueshme. Ai shkëlqen në stërvitje, sepse është i uritur”.