Elbasani dhe Teuta nuk “ndezin”, barazim  në Superiore

Elbasani dhe Teuta nuk “ndezin”, barazim  në Superiore

Barazim pa gola mes Elbasanit dhe Teutës, në ndeshjen e kampionatit shqiptar. Në Elbasan, në minutën e 25-të, durrsakët “flirtuan” me golin me anë të Maçollit, por vetëm kaq. Skuadrat u treguan të kujdesshme, me shifrat që mbeten të njëjta në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, skuadra nga Elbasani provoi me Loukili, pa rezultat. Në fund të dyja skuadrat ndanë pikët, në sfidën e fundit të Superiores për këtë të shtunë. © BalkanWeb